Bashkëshortja shfaq anën e panjohur të Lulzim Bashës

Untitled collage 2021 02 06T213820.804 1100x620

Lulzim Bashën prej shumë vitesh e kemi parë në rolin e një politikani që tashmë është përballë betejës vendimtare të 25 prillit që mund të përcaktoj dhe fatin e tij politik.

Por ditën e sotme ai vjen në një tjetër petk, atë të familjarit shembullor dhe këtë na e tregon bashkëshortja e tij.

Aurela Hoxha ka postuar në rrjetet sociale një video të bashkëshortit të saj, i cili ka hequr kostumin dhe përgatit një vakt për familjen.

“Burri im Lulzim Basha gatuan edhe më mirë se unë (kur ka kohe)”, shkruan Aurela përkrah videos.