Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Durrës, gjendet një person i pajetë në bregdet

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 08:24 | Kronikë
Durrës, gjendet një person i pajetë në bregdet

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30 në bregdetin e Durrësit.

“Në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar”, bën të ditur policia.

Ndërkohë, nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë