Emigracioni në Europë, Orban: Kemi mjaftueshëm, do mbyllim kufijtë

1111 2 1100x620

Kryeministri hungarez, Viktor Orban rikthen edhe një herë në vëmendjen europiane çështjen e emigrantëve, të cilën e ka luftuar që në fillim.

Teksa vendet e bllokut, edhe gjatë pandemisë janë përballur shpesh herë në lidhje me këtë çështje, në një intervistë të fundit për një revistë gjermane konfirmoi se vendi i tij nuk i mirëpret të huajt pavarsisht vendimeve për shpërndarje të Komisionit Europian.

“Ardhja e tyre në masë do të ndikonte në kulturën tonë vendase”, pohon ai. Sipas Orban, Hungaria për momentin ka më pak se 10% të popullatës, shtetas të huaj dhe kjo është një përqindje e konsiderueshme.

Teksa shprehet pozitivisht për kancelaren gjermane, Orban nuk mendon njësoj për pjesën tjetër të politikanëve që i kërkojnë gjithnjë e më shumë të pranojë emigrant në vendin e tij.

“Jemi gati të mbyllim kufirin e gjelbër, në mënyrë që ata të mos hyjnë në vend”, tha kryeministri hungarez.