Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fitoi 5.5 milionë paund në lotari, masakrohet nga i shoqi

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 14:27 | Lifestyle

Emma Brown, e cila fitoi 5.5 milionë paund në lotari është goditur me thikë në fytyrë nga bashkëshorti i saj.

49-vjeçarja u gjet me dëmtime të rënda në fytyrë, stomak dhe krahë në pronën e saj 700 mijë paundshe në Barry, South Wales, rreth orës 22:00.

Burri i saj 45-vjeçar, Stephen Gibbs, është akuzuar për “vrasje e mbetur në tentative” dhe do të dalë para gjykatës muajin tjetër.

Fqinjët e transportuan Emman në spital ndërsa e përshkruan atë si një grua miqësore, dhe që nuk kishte konflikte me askënd.

Ata shtuan se ajo më parë kishte punuar si zëvendësmenaxhere por e kishte ndaluar punën pasi fitoi lotarinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë