Gara e MotoGP, pista Rio Hondo në Argjentinë përfshihet nga flakët

Publikuar më: 6/2/2021, ora 16:17
1 26 1024x576

Gara e MotoGP, pista Rio Hondo në Argjentinë përfshihet nga flakët

Publikuar më: 6/2/2021, ora 16:17

Pista Rio de Hondo në Argjentinë ku në nëntor pritej të zhvillohej gara e parë sezonale MotoGP është përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme pasi e gjithë pista është shkatërruar.

Gara e MotoGP ishte parashikuar të mbahej në prill por u shty për shkak të pandemisë. Tashmë, kjo ngjarje vë sërish në pikëpyetje zhvillimin e garës në nëntor.

Në këtë pistë të ndërtuar në vitin 2007, janë zhvilluar shumë evente mes tyre edhe Kampionati Botëror i Makinave Turistike.