Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Grushti i shtetit në Mianmar, ushtria ndërpret internetin, nisin protestat

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 16:45 | Bota

Vijon të ketë zhvillime në Mianmar, ku pak ditë më parë ushtria doli në rrugë me justifikimin e zgjedhjeve të manipuluara dhe rrëzoi qeverinë e zgjedhur me vota demokratike.

Pas bllokoi Facebook dhe disa rrjete të tjera sociale, për “integritetin e vendit”, ushtria vendosi ditën e shtunë të ndërpresë dhe internetin, për të mos lejuar rrjedhjen e asnjë informacioni të dalë nga vendi.

Gjithashtu në vend është rritur dhe pakënaqësia e qytetarëve të thjesht për grushtin e shtetit. Disa protesta kanë shpërthyer në qytetet kryesore të vendit ku kërkohet lirimi i liderëve të arrestuar dhe rikthimi i rendit demokratik.

Protestuesit mbanin të veshura bluza me ngjyrë të kuqe si simbol i partisë së Suu Kyi, e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani