Kina miraton vaksinën e dytë për përdorim të gjerë

Screenshot 8 1100x620

Kompania Sinovac Biotech bëri me dije se vaksina antiCovid e prodhuar prej saj mori miratimin për përdorim të gjerë nga rregullatori kinez për produktet farmaceutike.

Kjo është vaksina e dytë që miratohet për përdorim në popullatë në Kinë, pas asaj të zhvilluar nga instituti në Pekin që është i lidhur me Grupin Kombëtar Farmaceutik Kinez (Sinopharm).

Të dyja vaksinat, së bashku me një kandidat të tretë nga Sinopharm janë përdorur tashmë në programin e vaksinimit në Kinë, ku deri në këto momente janë vaksinuar 31 milionë persona, pjesa më e madhe e të cilëve bëjnë pjesë në grupet e riskut.

Indonezia, Turqia, Brazili, Kili, Kolombia, Uruguaji dhe Laos kanë dhënë autorizim emergjent për vaksinën CoronaVac të zhvilluar nga Sinovac Life Science.