Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Klani mafioz Ndrangheta, SPAK-u nisi hetimet, në Itali sekuestrohen 59 kompani e shumë automjete

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 12:34 | Kronikë

Hetimet e prokurorisë se Katanxaros për klanin mafioz Ndrangheta ku në përgjime flitet dhe për favorizime për investime në Shqipëri, janë legjitimuar edhe nga Gjykata Katanxaros.

Krahas hetimit penal, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 59 kompanive, 45 mjete nga të cilat 29 makina, 77 llogari rrjedhëse, 24 karta krediti rimbushëse, 1 lingotë ari, 1 orë rolex dhe një skaf të tipit Invictus.

https://a2news.com/2021/02/04/spak-nis-hetim-per-korrupsion-dhe-pastrim-parash/

Autoritetet italiane kanë verifikuar 1800 llogari bankare ku janë xhiruar 250 milionë euro. Për të njëjtën çështje SPAK vendosi që të nisë hetimet.

Dicka e tillë u konfirmua dhe nga takimi që drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja pati në Itali me  kreu e antimafias Italiane Federico Cafiero de Raho. Hetuesve të SPAK do t’u vihen në dispozicion dosjet e plota ku përfshihen dhe shqiptarët.

https://a2news.com/2021/01/26/rama-reagon-per-pergjimet-e-antimafias-turp-marrezi-e-pashoq/

Sipas marrëveshjes mes SPAK dhe antimafias italiane nuk ka nevojë për letërporosi për marrjen e dokumentacionit.

Nga bisedat e përgjuara del se mafia italiane kishte dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera për ngritje biznesesh nëpërmjet të cilave do të bëhej dhe pastrami i parave. Përgjimet shkaktuan zhurmë të madhe në vend si nga ana e opozitës dhe nga maxhoranca por të dy prokuroritë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm ndërsa çështja tani ka marrë drejtim dhe me nisjen e hetimit kryesisht nga ana e SPAK.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu