Konsumuan kokainë dhe hashash, 10 ushtarë përjashtohen nga forcat e armatosura

Untitled collage 2021 02 06T223423.581 1100x620

Dhjetë ushtarë që morën kokainë dhe kanabis në një festë të paligjshme për shkak të pandemisë janë dëbuar përgjithmonë nga ushtria britanike.

Nëntë anëtarë të Batalionit të 3-të, Artileria “Royal Horse”, një formacion që daton që nga viti 1793, dy prej të cilëve femra, kishin marrë kokainë në një mbrëmje në kazermat Albemarle afër Newcastle më 15 janar. Një kishte marrë kanabis.

Me laboratorët e testimit të drogës të mbyllura, ata u dërguan nga komandanti i tyre 650 milje larg në bazën ushtarake “Trenchard Lines” në Upavon në Wiltshire, ku të gjithë dështuan në testet antidrogë.