Maqedonia e Veriut nënshkruan të hënën marrëveshjen për 200 mijë vaksina

maqedoni filipce 1100x620

Maqedonia e Veriut do të nënshkruajë të hënën marrëveshjen me autoritetet kineze për t’u furnizuar me 200 mijë vaksina kundër koronavirusit.

Lajmi u dha nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë një konference për shtyp, ku iu bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kur të thërriten pasi kjo vaksinë është e sigurt njësoj si të tjerat, por nuk dha një datë se kur ajo do të mbërrijë në vend.

“Të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësor dhe personat e moshuar mbi 70 vjeç. Pikat e vaksinimit do të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Kjo vaksinë është e sigurt sikur edhe të gjitha vaksinat tjera”, tha ministri maqedonas.

Që nga nisja e pandemisë, Maqedonia e Veriut numëron 94.599 persona të infektuar me koronavirus, 2.916 prej të cilëve kanë humbur jetën.