Mbi 13 mijë infeksione me koronavirus në Itali, shënohen 385 viktima

2accee4a32264d7499af9034f5ae9f39 1920 1100x620

Italia ka regjistruar 13,442 raste të reja me koronavirus, në 24 orët e fundit. Rastet e reja vinë nga 282,407 testime të kryera në rang kombëtar.

Po ashtu në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë njoftohet se 385 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi,  duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve që nga fillimi i pandemisë në 90,003.

Megjithatë, mbi 15 mijë persona janë shëruar dhe numri I të shtrurëve në terapi intensive është ulur.

Aktualisht mbi 427 mijë njerëz janë të infektuar. Prej tyre, 405,516 janë në izolim në shtëpi, 19,408 janë të shtruar në spital me simptoma dhe 2,110 janë në kujdes intensiv.