Meta, “zero” komente për Nanon: Prioritet menaxhimi i pandemisë, të shmangen humbjet e jetës

ilir meta ne shkoder  1100x620

Presidenti Meta vijon të bëjë thirrje për një menaxhim më të mirë të situatës së pandemisë për të ndihmuar qytetarët me protokollin e duhur të mjekimit dhe financim për të blerë ilaçet.

“Problem mjaft serioz mbetet rritja e numrit të viktimave nga pandemia. Problem mbetet fakti që shumë mjekohen në familje dhe kanë nevojë jo vetëm për protokolle të sakta, por edhe mbështetje për të përballuar mjekimin e tyre. E kam theksuar edhe në mesin e dhjetorit kur kam kthyer buxhetin e këtij viti, i cili për fat të keq nuk garantonte asgjë për pandeminë”.

Referuar situatës së pandemisë, kreu i shtetit tha se nuk ka asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve më 25 prill, ndërsa nuk pranoi të komentonte deklaratat e ish-kryeministrit Fatos Nano ndaj tij.

“Nuk ka asnjë skenar për të rishikuar datën e zgjedhjeve, pasi Shqipëria ka pasur nevojë ulëritëse për këto zgjedhje”, tha Meta.