Parashikimi i motit: 6 shkurt 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Pjesa më e madhe e ditës do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Vone pasdite, vranësirat bëhen më të dukshme kryesisht në zonat veriore dhe skajin jugor, por nuk do të ketë reshje në vend.

Temperaturat e ajrit kanë vijuar me rritje gjatë mëngjesit, duke shënuar nga 4 gradë në zonat malore, deri 11 gradë në bregdet. Edhe mesdita sjell rritje të vlerave termike duke ngjitur maksimumet në 18 gradë në Fier, Berat dhe Vlore.

Era mbetet e lehte në tokë dhe deri mesatare në det, ku shpejtësia ngjitet deri 30 km/h nga drejtimi jugor gjatë gjithë ditës së shtunë.