Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përmbytet Elysee në Paris, lumenjtë shkaktojnë probleme dhe në Gjermani

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 22:45 | Bota

Rrugët e Parisit u mbushën plot me ujë ditën e shtunë pasi lumi Sena që përshkon kryeqytetin francez doli nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta nga reshjet.

Argjinaturat dhe rrugët e famshme të kryeqytetit u zhytën nën lumë për të pestën ditë me radhë dhe sinoptikanët parashikojnë që situata mund të vijojë deri të hënën.

Edhe në Gjermani, trafiku i anijeve u ndalua pasi Reni arriti nivele të larta uji duke bërë të pamundur kalimin e anijeve nën ura.

Kryeministri francez Jean Castex premtoi mbështetje për tokat bujqësore dhe banorët, toka e të cilëve u dëmtuan në jug të Francës nga lumin Garonne që kalon midis Bordeaux dhe Toulouse.

A2 CNN Livestream

Dita jonë