Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shtëpia më e rrezikshme në Angli, është përplasur nga 21 automjete

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 07:38 | Bota

Një shtëpi në Devon të Anglisë, në një kthesë të rrezikshme, është kthyer në një pikë të zezë aksidentesh, pasi në 6 vitet e fundit ajo është goditur nga 21 automjete.

Aksidenti i fundit ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa pronarja e shtëpisë është shprehur se ajo ka vendosur blloqe betoni për t’u mbrojtur, por sërish nuk ja ka dalë. “Tensionohemi gjithmonë kur dëgjojmë një automjet që po lëviz me shpejtësi. Jemi të frikësuar dhe në rrezik konstant”, është shprehur e zonja e shtëpisë.

Anëtarët e familjes akuzojnë autoritetet në Devon se nuk kanë marrë asnjë masë edhe pse ata e kanë ngritur problematikën dhe kanë kërkuar që të vendosen mbrojtëse në rrugë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani