Shuhet ylli i filmit “Sound of Music”

Christopher Plummer, aktori kanadez, ylli i filmit The Sound of Music me rolin e Kapiten Von Trapp, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Ai fitoi Çmimin Oskar në vitin 2012 për filmin “Beginners”, në filmin e fundit All the Money in the World në 2018, ai zëvendësoi Kevin Spacey.

Plummer ndërroi jetë nga shkaqe natyrale në shtëpinë e tij në Connecticut, ku jetonte së bashku me gruan e tij Elaine Taylor. “Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, i cili e donte dhe e respektonte thellësisht profesionin e tij”, reagoi Lou Pitt, miku më i mirë i Christopher Plummer.

“Ai ishte një thesar kombëtar, që i gëzohej rrënjëve të tij kanadeze. Përmes artit, ai prekur zemrat tona”, shtoi Pitt.