Teuta bën detyrën ndaj Apolonisë

WhatsApp Image 2021 02 06 at 18.04.18 1100x620

Teuta ka fituar minimalisht me rezultatin 1-0 ndeshjen e radhës në Kategorinë Superiore, përballë Apolonisë.

Durrsakëve iu ka mjaftuar një gol i Hoxhës në minutën e 77 të takimit për të marrë 3 pikë të vlefshme për garën për një vend në kupat e Europës në sezonin e ardhshëm.

Pas kësaj ndeshje Teuta renditet në vendin e katërt me 30 pikë, po aq sa Laçi dhe vetëm 1 pikë larg Partizanit të vendit të dytë.