Tjetër disfatë për Dortmund, Leipzig e vetmja që ndjek Bayern

ae9533174ef117c9d47778b2205d54d1o2 1100x620

Borussia Dortmund ka pësuar një tjetër disfatë në javën e 20 të Bundesliga, ku është mundur me rezultatin 2-1 nga vendasit e Freiburg.

Me këtë humbje, verdhezinjtë largohen dhe më shumë nga gara për kampionatin, me Bayern Munchen që ndodhet 16 pikë i shkëputur prej tyre.

I vetmi ekip që vijon të japë shkëndija për titullin kampion është Leipzig i cili këtë të shtunë fitoi me rezultatin 0-3 ndaj Schalke.

Leipzig qëndron në vendin e dytë me 7 pikë diferencë ndaj Bayern Munchen.