Trafikonin emigrantë dhe kanabis përmes Mesdheut, tetë të arrestuar në Spanjë

2 21 1100x620

Tetë anëtarë të një bande të dyshuar për trafikimin e emigrantëve nga Afrika Veriore në Spanjë, janë arrestuar.

Emigrantët paguanin nga 2000 euro secili për të kryer udhëtimin përmes Mesdheut me anije të shpejta.

Banda dyshohet gjithashtu se transportonte hashash nga Melilla në Andaluzi në Spanjën jugore, deklaroi Garda Civile dhe forcat e policisë Kombëtare spanjolle në një deklaratë.

Të arrestuarit ishin shtetas spanjollë dhe marokenë ndërsa u sekuestruan tre skafe, 335 kg hashash, 17 automjete dhe shtatë telefona celularë.