Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vaksinimi në Maqedoninë e Veriut, Felipçe: Do të zhvillohet në tre faza, me dëshirë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 13:54 | Ballkani
Vaksinimi në Maqedoninë e Veriut, Felipçe: Do të

Maqedonia e Veriut pritet të nisë brenda muajit procesin e vaksinimit me vaksinat kineze. Lajmin e njoftoi vetë Ministri i Shëndetësisë, Venko Felipçe, i cili prezantoi edhe planin e qeverisë për mënyrën si do të zhvillohet ai.

“Qytetarët në rrezik duhet të vaksinohen në një numër të madh, në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës. Sistemi shëndetësor është i gatshëm të pranojë vaksinat dhe të zbatojë vaksinimin. Të gjitha vaksinat në treg janë të sigurta dhe kanë kaluar të gjitha fazat e testimit dhe studimeve. Imunizimi është arma më e fortë në luftën kundër virusit, por të gjitha masat e tjera duhet të vazhdojnë të respektohen – maskë dhe distancë,” tha Filipçe.

Në lidhje me këtë process qeveria do të ndërojë një faqe internet ku do të njoftohen të gjitha kategoritë dhe datat fikse të vaksinimit.

Vaksinimi do të kryhet në tre faza. Në te parën do të vaksinohen stafet shëndetësore me rrezik të lartë dhe personat mbi 70 vjeç; në fazën e dytë punonjësit me rrezik të moderuar, punonjësit në institucionet vitale, personat mbi 65 vjeç e më të rinj nëse kanë sëmundje shoqëruese dhe në fazën e tretë të gjithë të tjerët që duan të vaksinohen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë