Varane i jep 3 pikët e radhës Real Madrid

eac54c43abd527994c79b315c40c1b83o2 1100x620

Një dygolësh i francezit Varane i ka dhënë 3 pikët e radhës Real Madrid në ndeshjen e radhës në transfertë përballë Huesca.

Edhe pse në letër dukej si një ndeshje e lehtë, “Galaktikët” vuajtën shumë për të triumfuar në këtë takim dhe për të shkurtuar diferencën me kryesuesit e Atletico.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Galan në minutën e 49 të takimit. Miqtë reaguan menjëherë dhe barazuan me Varane 7 minuta më vonë. Ishte sërish francezi ai që gjeti dhe golin e avantazhit në minutën e 84.

Tashmë pas 21 javësh kampionat Real Madrid qëndron në vend të dytë me 43 pikë, 7 pikë më pak nga Atletico, e cila ka dhe dy ndeshje më pak.