Vrasje me armë zjarri në Vlorë, gjendet e djegur makina e autorëve

Untitled collage 2021 02 06T190345.371 1100x620

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Viktima është 40 vjeçari Gentjan Qarri, i cili ndërroi jetë në spitalin rajonal për shkak të plagëve të marra

Viktima

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në lagjen “29 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse të qytetit bregdetar.

Burime për A2 bëjnë me dije se të shtënat me armë në drejtim të Qarrit erdhën nga një automjet që u largua më pas me shpejtësi. Mësohet se viktima ka qenë i dënuar në Itali me 11 vjet burg për trafik narkotikësh dhe ishte liruar 3 vite më parë.

Ndërkohë, disa minuta pas ngjarjes, një makinë Toyota ngjyrë gri, me targë IKA 3066 është gjetur duke u djegur në Pyllin e Sodës, e cila dyshohet se iu përket autorëve të dyshuar. Brenda saj dallohet dhe një armë automatike.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse të Vlorës për kapjen e autorëve të dyshuar.