Detaje nga vrasja e Gentjan Qarrit: U ekzekutua me 12 plumba. Shoqërohen 15 persona

MB VRASJA VLORE frame 581 1100x620

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e djeshme të 40-vjeçarit Gentian Qarri në Vlorë. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Gentjan Qarri u ekzekutua me 12 plumba në trup.

Plumbat janë zbrazur kryesisht në pjesën e gjoksit, kraharorit dhe në brinjë, që i kanë shkaktuar edhe vdekjen gjatë transportit për në Spital. Në vendin e ngjarjes u gjetën mbi 20 gëzhoja. 

Ndërkohë policia ka shoqëruar 15 persona në cilësinë e dëshmitarëve okularë, apo persona që mund të ndihmojnë hetimin. 

I riu sipas dëshmisë së familjarëve ka thënë se do të zbriste poshtë për një kafe. Po sipas tyre nuk kishte hesape apo pazare me ndonjë person. Qarri, ishte i apasionuar pas motorëve Vespa dhe jeta e tij sociale ishte aktive. Blutë e lidhin ekzekutimin më të kaluarën kryesisht, por pa arritur të gjejnë pista të qenësishme. 

Automjeti i cili u përdor nga autorët dyshohet të jetë i vjedhur,  ndërsa ai u dogj plotësisht duke lënë pas prova të papërfillshme.