Diga nuk mban, frikë për 150 viktima

Deri në 150 persona mendohet se kanë humbur jetën pasi një akullnajë u përplas mbi një digë në veri të Indisë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Diga e shkatërruar bëri që uji të vërshonte mbi luginën në shtetin Utarakhand.

Banorët e fshatrave janë evakuuar, por zyrtarët kanë frikë se mund të ketë deri mbi 150 viktima. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur uji përmbyt zonën, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Kryeministri Narendra Modi tha se po monitoronte situatën dhe shkroi në Twitter se i gjithë kombi po lutej për sigurinë e të gjithëve. Qeveria tha se forcat ajrore do të përdoren për në operacionin e kërkim-shpëtimit.