Ekipi meksikan shkruan historinë në Botërorin e Klubeve

tigres 1100x620

Tigres ka hyrë në histori. Me një gol të francezit Gignac, ekipi meksikan mundi Palmeirasin dhe kaloi në finalen e Botërorit të Klubeve, duke u bërë i pari klub nga CONCACAF që do të luftojë për titullin që kur ky kompeticion zhvillohet me formatin aktual, i vendosur në vitin 2005.

Tashmë, Tigres pret në finale fituesin e gjysmëfinales tjetër, atë mes Bayern Munchen dhe egjiptianëve të Al Ahly.