“Futja në kurth e Britney Spears”

britney 1100x620

Një dokumentar dedikuar jetës së Britney Spears ka ngjallur menjëherë reagime. Prestigjozja “New York Times” sjell filmin kushtuar jetës së këngëtares pop dhe kontrollit të karrierës së saj.

Për 13 vite, menaxheri dhe financieri i Britney-t ka qenë i ati, Jamie. Por, gushtin e shkuar marrëdhënia mes tyre u kris, aq sa këngëtarja vendosi të largohet prej tij.

Gjithsesi, dokumentari “Futja në kurth e Britney Spears” do të hedhë më shumë dritë mbi të shkuarën e trazuar të 39-vjeçares, fëmijëve, martesave të dështuara apo varësisë nga droga.