“Gjirokastrën e gjetëm si Thumana, pas tërmetit”. Rama: Së shpejti parkingu i madh dhe By Pass-i

rama gjr 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të diel  projektet që do të nisin së shpejti në Gjirokastër, të cilat sipas tij do t’i japin përmasën e duhur të një qyteti universitar, që aktualisht ka sfidë krizën e studentëve.

“E ardhmja do jetë e shkëlqyer për Gjirokastrën, t’i japim përmasën e duhur të një qyteti universitar universitar. Ka sfidë se ka krizë studentësh,  por ne kemi detyrën dhe idenë për ta transformuar në pikë referimi”.

Kreu i qeverisë e krahasoi Gjirokastrën me Thumanën kur tha se e ka gjetur si një vend pas tërmetit në kuptimin e rrënimit, i cili sot është kthyer në burim energjie dhe fitimi.

“Edhe Gjirokastrën e kemi gjetur si pas tërmetit, Gjirokastra është si Thumana pas tërmetit në sensin e një rrënimi të ngadaltë dhe ky vend është simbol sesi një rrënojë si pas tërmetit sot është kthyer në burim energjie e fitimi”.

Rama njoftoi gjithashtu se është gjithçka gati për të nisur punimet për parkingun e madh te sheshi i Çereçizit dhe për by pass- in. Përveç Spitalit të Fierit, i cili ka nisur punën me financimin turk, kreu i qeverisë tha se ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë turke edhe për një investim të konsiderueshëm në Gjirokastër.

“Do të bëjmë parkingun e madh në sheshin e Çerçizit, është projektuar dhe gjetur financimi që jo vetëm të ketë fluks të madh turistësh, por që të mos cenojë më qendrën historike. Dhe kjo alternativë do të jepet me by pass-in e ri që do të nisë së shpejti. Gjithçka është gati, është çështje ditësh dhe një projekt tjetër është sistemi i shtëpive me shtesa abuzive që do të legalizohen e uniformizohen në arkitekturë dhe me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm shtëpisë, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë”.