Lagjja e Birrës në Korçë, prej 30 vitesh pa infrastrukturë

600 familje që jetojnë në lagjen e Birrës në Korçë prej 30 vitesh përballen me baltën në dimër dhe pluhurin në verë për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore. Ata shprehen të indinjuar sepse bashkia kujdeset vetëm për qendrën e qytetit, ndërsa periferia është më keq se sa fshatrat e kësaj bashkie. Sipas banorëve, autoritetet lokale vijnë, piketojnë rrugën gjithmonë në prag zgjedhjesh dhe më pas nuk duken më, duke e lënë në të njëjtën gjendje.

Fëmijët e shkollës e kanë shumë të vështirë për të shkuar tek autobusi, ndërsa ka ndodhur që edhe zjarrfikësja apo ambulanca në raste emergjencash nuk vijnë, shprehen qytetarët.

Kjo lagje përgjithësisht është e ndërtuar me banesa private e krijuar pas viteve ’90 banorët që përgjithësisht janë të kthyer nga emigracioni shprehen se sikur taksat që paguajnë ndaj bashkisë t’i përdorin për shtrimin e rrugës ky problem nuk do të ekzistonte më.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, asnjë humbje jete në 24 orë
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 12 raste të reja në 24 orë
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 19 të shëruar në 24 orë