Lihen në burg 7 të arrestuarit për trafik droge në Korçë

gjykata korce 1100x620

Gjykata e Korçës ka lënë në burg burg 7 të arrestuarit për trafik droge dy ditë më parë. Ata janë Ahmetion Myslimi (transportues), Mariglen Arapi (transportues) , Mario Tanellari (organizatori) , Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri (subjekt i OFL), Niko Janko, Mikail Mejdi.

Këta persona u arrestuan në vijim të dy operacioneve antidrogë të finalizuar më parë “Lapidari” dhe “Pusteci”, pas një hetimi disa mujor.

Policia sekuestroi një armë gjahu, sasi të dyshuar narkotike kanabis, automjete, celularë dhe një sasi lekësh dhe eurosh.