Mediu merr pjesë në Mëngjesin virtual të Lutjeve

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një ceremoni e përvitshme e zhvilluar zakonisht në SHBA, por që këtë vit u organizua në mënyrë virutale për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë të bashkohesha në lutje së bashku me liderët e SHBA dhe miqtë në Kongresin Amerikan dhe Senat së bashku me Presidentin Biden dhe ish-Presidentët Clinton, Bush, Obama, Trump në takimin virtual të lutjeve”, u shpreh kreu republikan. “Për mua ishte moment i veçantë dhe privilegj qe personalisht të kisha kënaqësinë së bashku me 13 përfaqësues të tjerë nga gjithë bota të bëheshim bashkë në “Lords prayer”, për t’ju bashkuar mesazheve te Presidentit, ish- Presidentëve të SHBA si dhe senatorëve e kongresmenëve”.

Ky ishte Mëngjesi i 69 i Lutjeve që zhvillohet nga Kongresi Amerikan me prezencën e Presidentit të SHBA që në kohen e Presidentit Eisenhower.