Messi i jep fitoren Barcelonës nga stoli

messi 1 1100x620

Barcelona fitoi 3-2 në transfertë ndaj Betis, në një ndeshje spektakolare.

Trajneri i katalanasve, Ronald Koeman, vendosi që t’i jepte pak pushim Messit, por përfundimi i pjesës së parë në disavantazhin e një goli, detyroi holandezin që ta aktivizonte yllin e ekipit.

Menjëherë pas futjes në fushë, Messi barazoi rezultatin, ndërkohë që 9 minuta më vonë, Barça kaloi në avantazh pas autogolit të Ruiz.

Ishte po Ruiz ai që shleu gabimin brenda pak minutash, duke barazuar rezultatin në 2-2.

Goli i fitores për Barcelonën u shënua në minutën e 87, nga Trincao, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje spektakolare me të majtën.

Me këtë sukses, Barcelona i bashkohet Realit në vendin e dytë, me 43 pikë.