Mijëra vetë në ditën e dytë të protestës kundër grushtit të shtetit në Mjanmar

mjanmar 1100x620

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qytetit të Mjanmarit, në Yangon, në ditën e dytë të protestave masive  kundër grushtit ushtarak të shtetit të gati një javë më parë.

Burra dhe gra, shumë prej tyre të rinj, mbanin fotografi të udhëheqëses së arrestuar Aung San Suu Kyi dhe ishin veshur me të kuqe, ngjyra e partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci.

Ata mbanin në duar banderola me mbishkrimin: “Respektoni votën tonë,” në lidhje me fitoren e madhe të NLD në zgjedhjet e Nëntorit.

Të shtunën, ushtria mbylli lidhjet e internetit të vendit, por njerëzit kanë gjetur mënyra për të marrë imazhe dhe video të protestave.

“Ne do të shkojmë përpara dhe do të vazhdojmë të kërkojmë derisa të kemi demokraci,” i tha një protestues, agjencisë së lajmeve AFP.

Kamionë dhe oficerë policie ishin vendosur në rrugët pranë Universitetit Yangon.

Deri më tani autoritetet ushtarake nuk po e ndalojnë këtë shfaqje të sfidës masive, por të gjithë supozojnë se do të përpiqen shumë shpejt, raporton BBC.

Protesta më të vogla u raportuan të dielën në mëngjes në Mawlamine dhe Mandalay.

Udhëheqësja e zgjedhur Aung San Suu Kyi, Presidenti Win Myint dhe udhëheqës të tjerë të lartë të NLD-së kanë qenë në arrest shtëpiak që kur ushtria mori kontrollin e qeverisë në 1 Shkurt dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare.