Momentet e grabitjes së një marketi në Pogradec

Është vjedhur gjatë natës me thyerje një market në rrugën “Rinia”në Pogradec.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shikohet grabitësi kur thyen derën e dyqanit me gur dhe hyn brenda, duke vjedhur xhiron ditore prej 300 mijë lekësh të vjetra.

Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona.

Kjo është hera e dytë, brenda një kohe të shkurtër në qytetin e Pogradecit, që vidhet me thyerje një market.