Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Nuk kanë nevojë për restaurim, qyteza e bukur italiane nxjerr në shitje shtëpi të lira

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2021, 21:49 | Lifestyle

Kemi dëgjuar për shumë shtëpi në Itali që shiten për 1 euro, por me kushtin që blerësi duhet ta restaurojë banesën, duke shpenzuar shuma të mëdha parash. Por, një qytezë italiane vjen me një ofertë shumë më të mirë.

https://a2news.com/2020/12/20/fshatrat-italiane-qe-shesin-shtepi-per-1-euro-lehtesi-edhe-per-procedurat/

Biccari, një vend i thellë në rajonin e Puljas, shet shtëpi për 1 euro me kushtin që të rinovohen, por ka edhe oferta për banesa që nuk kanë nevojë fare për ndërhyrje. Çmimi? Nis nga 7500 euro deri në 13 000 euro.

Ofertat janë pjesë e misionit të kryebashkiakut Gianfilippo Mignogna për të shpëtuar qytezën e tij nga shpopullimi, me njerëzit që kanë vite që emigrojnë në SHBA.

“Mezi bëhemi 2000 banorë. Shpopullimi është një plagë e hapur, një fenomen i vazhdueshëm. Vendasit largohen dhe nuk po kthehen më as për pushimet e verës. Shtëpitë e pabanuara po shkatërrohen. Po kaloja një ditë nga qendra historike dhe pashë shumë shtëpi të këndshme që janë braktisur. Kanë tabelën “JEPET ME QIRA”, por nuk e sheh askush atë tabelë”, tregon për CNN kryebashkiaku i Biccari.

A2 CNN Livestream

Dita jonë