Takim me drejtuesit e qarqeve dhe Sekretariatin, Basha: Më 25 prill, Shqipëria fiton

basha 1 600x338

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri një postim në Facebook, pak minuta pas përfundimit të takimit me drejtuesit politikë të qarqeve dhe Sekretariatin.

“Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Më 25 Prill, Shqipëria fiton”, shkruan kryedemokrati në foton e postuar në rrjetin social.

Basha mblodhi pasditen e sotme drejtuesit politikë të qarqeve dhe Sekretariatin e partisë. Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, strategjia e PD-së në fushatë elektorale dhe puna e nisur në terren ishin temat e diskutuara.