200 akademikë britanikë nën akuzë për ndihmë ndaj Kinës, në prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë

raketa 1100x620

Rreth 200 akademikë britanikë në më shumë se 12 universitete në Mbretërinë e Bashkuar janë duke u hetuar nën dyshimin se kanë ndihmuar padashur qeverinë kineze, në krijimin e armëve të shkatërrimit në masë, raportoi të hënën gazeta “The Times”.

Studiuesit dyshohet se kanë shkelur pa vetëdije ligjet në lidhje me eksportin e pronës intelektuale në vendet armike,  tha gazeta, duke cituar një burim.

Sipas “Times”, akademikëte qeveria po përgatitej të dërgonte njoftime për zbatimin e akademikëve të cilët dyshohen për transferimin e hulumtimeve në teknologji të përparuar ushtarake për ndërtimin e avionëve, raketave dhe armëve kibernetike në Kinë.

Akademikët mund të përballen me një maksimum prej 10 vitesh burg, nëse zbulohen në shkelje të Urdhrit të Kontrollit të Eksportit 2008.

Shërbimet e sigurisë janë të shqetësuara se hulumtimi mund të ndihmojë Pekinin të zhvillojë armë të shkatërrimit në masë dhe të përdoret në shtypjen e disidentëve politikë dhe pakicave, përfshirë Ujgurët.

“Mund të shohim dhjetëra akademikë në gjykatë shumë shpejt,” i tha një burim Times.

Shumë nga akademikët dyshohen se kanë shkelur pa dashje ligjet, duke lidhur marrëveshje tregtare me kompani kineze.

Një zëdhënës i qeverisë britanike theksoi për gazetën: “Eksportuesit e mallrave ushtarake dhe ata që merren me transferimin e teknologjisë ushtarake të specifikuar në Urdhrin e Kontrollit të Eksportit 2008 kërkojnë një licencë për të eksportuar ose transferuar nga Mbretëria e Bashkuar.”