Arsimi dhe rinia që largohet

Zv/ministri i Arsimit në “Absolut 4”: Kemi realizuar një reformë të plotë kurrikulare në arsim

Olti Rrumbullaku, zëvendësministër i Arsimit, i ftuar në studion e “Absolut 4”, deklaroi se në arsim “është realizuar një reformë e plotë kurrikulare në arsim”.

“Nëse para vitit 2013, kurrikulat tona konsideroheshin si shumë të ngarkuara, gjatë kësaj kohe jemi marrë me rregullimin e kësaj çështjeje. Në testimet ndërkombëtare jemi nga më të mirët dhe ky është rezultati i merituar i gjithë këtyre viteve të reformës”, deklaroi Rrumbullaku.

“Shpresojmë që pas një ose dy vitesh të kishte shumë më tepër shkolla me standarde më të mira, që të kenë jo vetëm elementin e arsimit”, shtoi zv/ministri.

Por, Migen Qiraxhi, përfaqësues i “Qëndresa Qytetare”, u shpreh se qeveria nuk i ka mbajtur premtimet e saj për arsimin: “Nga të dhënat e fundit të INSTAT-it, ata që janë të paarsimuar kanë më shumë shanse që të punësohen sesa të arsimuarit. Na u premtua për 140 shkolla të reja, por vetëm 7 u ndërtuan në 4 vitet e fundit; nuk kemi asnjë emër pedagogu të lidhur me korrupsionin; nuk kemi kampusin universitar; jemi shumë larg transparencës së universiteteve, pasi nuk ka të dhëna për tenderat e universiteteve; kemi probleme me kurrikulat”.

Sipas analistit Julian Zyla, edhe pse “ka më pak nxënës dhe mësues në shkolla, duhet analizuar shkollimi i individëve”.

“Nëse në një debat me arsimin, thua që punësohen më shumë njerëz të paarsimuar, kjo nuk ka lidhje fare me arsimin. Kjo është vetëm një e dhënë mbi tregun”, tha Zyla.

Zyla dhe Qiraxhi debatojnë mbi shpopullimin në “Absolut 4”

Është shoqëruar me debate në Absolut 4, diskutimi mbi shpopullimin e të rinjve jashtë vendit, mes përfaqësuesit të Qëndresës Qytetare Migen Qiraxhi dhe analistit Julian Zyla.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit dhe presidentit në lidhje me këtë temë, Qiraxhi theksoi se sot janë 2300 infermiere e fizioterapistë që po arsimohen këtu me qëllimin për t’u larguar jashtë. Sipas tij kjo po i shkakton ekonomisë së vendit 120 mln euro dëm.

“Kryeministri ishte pak folklorik, nëse shohim sot 2300 infermierë dhe fizioterapistë dhe këta po arsimohen për t’u larguar jashtë vendit dhe sipas statistikave dhe 120 mln euro dëm që i shkakton ekonomisë. Largimi i kësaj mase. Të përjetosh këtë është si të marrësh pjesë në funeralin tënd”.

Por ky qëndrim i tij hasi në një  reagim të Zylës, i cilësoi i konsideroi si politike deklaratat e tij dhe jo si të një aktivisti.

“Do merrni pjesë në zgjedhje? Më bëri përshtypje komenti yt ndaj kryeministrit më duket subjektiv dhe politik, më pëlqeu dhe ju bëra pyetjen Qëndrimi yt politik, ndaj merre is kompliment por do doja si një aktivist të ftoja të bëje që ashtu si zv.ministri na ndihmoi me informacion shtesë me raportin e BB që jemi të fundit në rajon dhe doli që kemi rritje, sepse personat si ty janë aset të tregohesh edhe më strategjik dhe të kuptosh që qëndrime politike që nëse bën një koment në kanalet  e kujt X apo Y politikani. Duhet bërë kujdes për deklaratat dhe qëndrimet publike”.

Programi i PD-së për arsimin, Mehmeti: Nuk është i shtrenjtë, po të marrësh në konsideratë shpenzimet e luksit që janë bërë

Ndriçim Mehmeti, përfaqësues i Partisë Demokratike për arsimin, deklaroi në studion e “Absolut 4” se me programin e saj, PD-ja ka synim që të kapë çdo fashë dhe, sipas tij, nuk është program i shtrenjtë.

“Kemi bërë program që synon të kapë çdo fashë. Programi nuk është i shtrenjtë, po të marrësh në konsideratë shpenzimet e luksit që janë bërë. Buxheti për arsimin nuk është sa tha zv/ministri i Arsimit, 4,6%. Buxheti i shtetit për arsimin është 2,31%, shifër nga INSTAT. Ne nuk po themi se do të bëjmë një pedagog si në Finlandë, por një pedagog me një pagë dinjitoze. Në rast se flasim për rroga, do të kenë një rritje 15% çdo vit për mësuesit e arsimit parauniversitar”, u shpreh Mehmeti.

Por, Migen Qiraxhi theksoi se PD-ja po përqendrohet te aspekti financiar dhe jo te cilësia e arsimit: “Më le shije jo të mirë që programi fokusohet te problemet financiare, por jo te cilësia e arsimit. Pa prekur çështjen e cilësisë së arsimit, ne do të mblidhemi sërish të diskutojmë të njëjtat probleme të këtij produkti, që sot nuk ka vlerë”.

Ndërsa, për analistin Julian Zyla, “premtimet e PD-së janë si një karrocë supermarketi, ku ti lë fëmijën që ta mbushë me çfarë të dojë, por e di shumë mirë që nuk ke para’ për t’i paguar të gjitha gjërat”.

“Kjo parti ka kritikuar rritjen e mëtejshme të borxhit publik, atëherë më çfarë do t’i bëjnë?”, tha Zyla.

Ligji për arsimin e lartë, Tafaj: Politikat kanë dështuar, Qiraxhi: Basha të tërhiqet nga rrëzimi i ligjit dhe ta bëjë funksional

Ligji për arsimin e lartë dhe programi i PD-së në këtë drejtim është diskutuar në studion e Absolut 4 me studentin Agred Tafaj, përfaqësuesin demokrat Ndriçim Mehmeti, përfaqësuesin e qëndresës qytetare Migen Qiraxhi dhe analistin Zylo.

Sipas studentit Tafaj politikat që janë zbatuar në drejtim të studentëve kanë dështuar, pasi sipas tij kur flitet për cilësinë nuk thuhet sesi do të garantohet mundësia për konkurrencë të lirë.

“Tashmë politikat që janë zbatuar në drejtim të studentëve kanë dështuar. Ne folëm për cilësinë, por si do garantohet kjo cilësi a do të ketë mundësi për një treg me konkurrencë të lirë. Ne duke luftuar për perspektivën humbasim të tashmen, unë kërkoj të luftohet për të tashmen, statusin aktual dhe të drejtat aktuale të studentëve”.

Duke folur për programin e demokratëve në lidhje me ligjin për arsimin, Qiraxhi thekson se PD është në kohë pë rtë tërhequr atë pikë ku thuhet për rrëzimin e ligjit, pasi duhet të ketë një perspektivë të qartë, apo si duhet ta vërë në funksion. Sipas tij këtë ofertë që Basha e ka bërë në 2017-ën nuk duhet ta bënte edhe në 2021-in.

“Kur po dëgjoja programin e Bashës, një ndër pikat ishte goditja ndaj ligjit. E njëjta ofertë në 2017 nuk duhet të ofrohen sërish në 2021. Në raportin e KLSH në 2018 ligji nga ligjshmëria dhe autonomia është i papërthithur mirë. Ajo që do të dihet është që ne do shpenzojmë kohë, të rrezikojmë një ligj, kemi harxhuar shumë financa për të mbërritur deri këtu. Kemi pasur mundësi të analizojmë ligjin në vetvete dhe problematikat. Nëse ndërhyjmë te autonomia financiare, nëse do kishim autonomi të kurikulave, nëse do kishim akses në arsim, ku për të varfërit është më i ulëti. Edhe Bosnja na e kalon. Kërkimi shkencor së bashku me Kosovën nuk ia kalon as Malit të zi

Çështja është si ta vëmë në funksionim se ka marrë kohë e sakrifica, dhe nëse refuzon të konsultohej. Nëse sot premton një ligj të ri duhet të jemi dyshues nëse nuk e konsulton mirë është në kohë për të patur një tërheqje pas në aspektin e rrëzimit të ligjit. Po nuk duhet ta nisim betejën politike për arsimin unë rrëzoj këtë pa pasur një rrugë të qartë se ku do na çojë”.

Por sipas përfaqësuesit të demokratëve Ndriçim Mehmeti, në pikën e parë të programit për ligjin e arsimit është rikonceptimi i tij dhe atje ka vend për t’u diskutuar.

Nga na e tij Zyla thekson se gjëja më e mirë që duhet të bëjnë politikëbërësit është të pyesin studentët.

“Është çështje interpretimi, unë doja të pyesja zv.ministrin dhe studentët janë pasuri e gatshme dhe me vullnet për të ndihmuar duke ftuar politikëbërësit që të pyesin studentët më shumë, se nuk ka mënyrë më të mirë se të pyesësh të zotët e punës, studentët kanë vullnet të pashoq për të ndihmuar”.