Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Finalja e Super Bowl, Tom Brady triumfon në moshën 43-vjeçare

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 10:28 | Sporte të tjera

Në Shtetet e Bashkuara dje u zhvillua mbrëmja e madhe e Super Bowl, e cila pa rekordmenin e NFL-së, të fitonte titullin e shtatë të karrierës, në moshën 43-vjeçare.

Tom Brady, quarterback-u që mban çdo rekord të futbollit amerikan, vërtetoi edhe një herë se është më i miri i të gjithë kohërave.

Tampa Bay Buccaneers mundën Kansas City 31-9 duke dominuar mbi ekipin që dominoi gjithë sezonin. Kansas ishte favorit për të fituar, por Tom Brady tregoi edhe njëherë se megjithëse më i vjetri i ligës, është dhe më i miri.

 Brady e nisi karrierën si lojtar rezerve në vitin 2001 dhe u fut në lojë pas dëmtimit të lojtarit kryesor. Që pas atij episodi aksidental, Tom Brady nuk u ndal më kurrë, duke u bërë mbrëmë i vetmi njeri që mban 7 unaza super bowl-i, simbol i fitores së madhe.

Brady e kaloi karrirën me ekipin dinasti The New England Patriots, të cilët e lanë të shkonte vitin e shkuar për shkak të moshës 42-vjeçare. Gabim, i cili u vërtetua me triumfin e mbrëmjes së 7-shkurtit. Tom Brady nuk ka ndërmend të ndalet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë