Fotografi kap aksidentalisht fluturimin e avionit para Diellit

Një fotograf nga Kalifornia ka realizuar fotografi dhe video të rralla, të një avioni të United Airlines, që fluturon para Diellit. Momenti vërtet mbresëlënës u kap aksidentalisht, siç tha vetë fotografi Andreë McCarthy, teksa avioni po kryente fluturimin e linjës San Francisko – Nju Xhersi.

Fotot dhe video u realizuan me një teleskop me një filtër diellor me hidrogjen, që arrin të dallojë kromosferën, një shtresë e atmosferës së Diellit. “Për mua është shumë e rrallë. Fotografët qëndrojnë shpesh në aeroporte dhe i realizojnë këto foto përmes një planifikimi të detajuar, por për mua është hera e parë që realizoj një foto të tillë”, tha McCarthy.