Gjyqi ndaj Trump, senati paralajmëron: Shkojmë përtej “impeachment”

Gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump pritet të nisë nesër. Por vetëm 24 orë para, ka ende shumë pikëpyetje për mënyrën sesi procesi i dytë për shkarkimin e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë do të funksionojë.

Prej kësaj të hëne ka nisur përgatitja me detaje për gjyqin për shkarkimin, të dytin në radhë, për ish-presidentin Trump. Shtëpia e Bardhë e akuzon për “nxitje të kryengritjes”. Për veprimet e tij, që duket se nxitën protestat e dhunshme në Kapitol Hill më 6 janar.

Anëtare e Kongresit Debbie Dingell: “Njerëzit erdhën në Kapitol me qëllimin e qartë për të dhunuar njerëzit, ndaj duhet të shqyrtojmë përgjegjësinë e presidentit për atë çka ndodhi”

Liderët e senatit ende po vendosin rregullat e gjyqit, përfshirë këtu mundësinë nëse do të thirren dëshmitarë apo jo. Shumë prej vetë senatorëve, ishin në godinë ditën e sulmit.

Kongresmeni Adam Schiff: “Nuk mund të supozojmë se senati apo i gjithë vendi ishin në dijeni të fakteve. Ndaj Kongresi duhet ta ketë të plotë të gjithë ngjarjen dhe unë besoj se mund t’ia arrijnë”.

Ekipi ligjor i Trump refuzoi kërkesën që ish-presidenti të dëshmojë. Për momentin, drejtuesit e Shtëpisë së Bardhë thonë se do të përdorin videot e sulmit në Kapitol si provë. Janë 4 orë filmime që provojnë sulmin brenda dhe jashtë ambienteve të Kapitol Hill.

Shtëpia e Bardhë po ashtu pritet të përdorë si provë edhe thirrjet e Trump për të mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit, pas fitores së Biden. Po ashtu, si provë do të shërbejë edhe fjalimi i tij për kryengritje, ditën e sulmit në kongres.

Donald Trump, ish-President i SHBA: “Ne do të luftojmë. Dhe nëse ju nuk luftoni, nuk do ta keni më një shtet”.

Avokatët e Trump do të kujdesen që të argumentojnë se fjalimi i tij nuk ishte absolutisht shkak për protesta dhe se mbrohet nga amendamenti i parë. Sipas tyre, senati nuk do të votojë për shkarkimin ndaj Trump, sepse ky i fundit nuk është më president. 17 republikanë do të duhet t’i bashkohen senatorëve demokratë për të shpallur Trumpin fajtor. Ende shumë ligjvënës e cilësojnë procesin e shkarkimit ndaj tij, thjesht humbje kohe.