Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Grushti i shtetit në Mjanmar, policia përdor forcën për të shpërndarë protestuesit

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 12:08 | Bota

Policia e Mjanmarit përdori forcën në kryeqytet për të shpërndarë punëtorët që po zhvillonin një grevë kombëtare kundër grushtit të shtetit.

Mijëra vetë morën pjesë në ditën e tretë të protestave në rrugë duke bërë thirrje për lirimin e lideres së zgjedhur, Aung San Suu Kyi. Gjithashtu, kërkuan rikthimin e demokracisë. Kjo erdhi një ditë pasi në Mjanmar u mbajt protesta më e madhe në më shumë se një dekadë. Javën e kaluar ushtria mori pushtetin dhe drejtimin e vendit, duke pretenduar pa ndonjë provë konkrete se zgjedhjet e nëntorit ishit të manipuluara.

Ndër të tjera, forcat e armatosura shpallën gjendjen e emergjencës për një vit në Mjanmar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani