Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Skemë zhvatjeje te "Shefqet Ndroqi", pas Tire Alldervishit në pranga 3 infermiere dhe 1 sanitare

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 13:22 | Kronikë
Skemë zhvatjeje te "Shefqet Ndroqi", pas Tire Alldervishit

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e 4 punonjësve të tjerë të spitalit Covid “Shefqet Ndroqi”, në kuadër të hetimeve për rastin e sanitares Tire Alldervishi, e cila mori para nga familjarët e një pacienteje me koronavirus që më pas ndërroi jetë.

Kështu, në bazë të kallëzimit të shtetases Eltjana Sinanaj dhe hetimeve të thelluara për këtë çështje, u ndaluan dhe 4 punonjës të tjerë të këtij spitali, 3 infermierë dhe 1 sanitare, që kishin krijuar një skemë me qëllim që të përfitonin në kurriz të pacientëve të sëmurë me koronavirus.

https://a2news.com/2021/02/08/te-sigurova-20-mije-mos-u-ndje-me-askend-zbardhen-bisedat-mes-personelit-te-spitalit-dhe-familjareve-te-te-semureve/

Me urdhër të Prokurorit, nga Policia gjyqësore u krye ndalimi i shtetaseve: Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela, me detyrë infermiere, dhe sanitares Rukije Hoxhaj, të cilat akuzohen për veprat penale të mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës.

https://a2news.com/2021/01/27/e-akuzuar-per-mashtrim-gjykata-e-apelit-tirane-le-ne-qeli-tire-alldervishin/
https://a2news.com/2021/01/16/rasti-i-tires-pergjigjet-manastirliu-ka-batakcinj-por-nuk-perfaqesojne-armaten-e-mjekeve-ndeshkim-maksimal/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani