Drejtuesi i një makine humbi jetën në Civo të provincës së Sondrios, në Itali, pasi një masiv i madh shkëmbi u shkëput nga një lartësi e madhe dhe ra pikërisht mbi mjetin e tij.
Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të bëjnë diçka pasi impakti i shkëmbit mbi makinë ishte i madh dhe drejtuesit kishte humbur jetën menjëherë.
Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe nxjerrjen e trupit të tij nga makina.