Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Për momentin nuk do të ketë mbyllje, por është një opsion. Po abuzohet që nga Viti i Ri

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 12:17 | Politikë
Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Për momentin nuk do të

“Ne i jemi qasur kësaj lufte në këtë fazë me shumë fleksibilitet, duke pasur edhe mbështetjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke besuar se njerëzit do të vazhdojnë të jenë ashtu si kanë qenë para disa javëve, por që prej Vitit të Ri ka filluar një lëshim i vetes në tërësi dhe ka shumë abuzim, që nga ata që nuk vendosin maskat”.

Kështu e komentoi Edi Rama situatën e zbatimit të masave anti-covid në vend, pas shtimit të ndjeshëm të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit.

Ai theksoi se të gjitha bizneset duhet të reagojnë duke respektuar masat, ndërsa qytetarët të vendosin maskën. Në të kundërt, tha Rama, edhe mbyllja është opsion.

https://a2news.com/2021/02/08/rama-kemi-sinjale-te-arsyeshme-mbi-hyrjen-ne-shqiperi-te-varianteve-te-reja-te-covid-19/

“Në çdo centimetër që ne lëshojmë, virusi përparon. E di shumë mirë që ka plot ekspertë pa shkollë, ata i dinë të gjitha zakonisht, duke filluar: virusi fle ditën, del natën, e të tjera. Është një opsion, patjetër, mbyllja. Kemi që nga java e shkuar që po diskutojmë dhe presim nga Komiteti i Ekspertëve. Më vjen shumë keq nëse në ditët në vijim nuk do të shikojmë ndryshim qasje nga njësitë tregtare.

Këto ditë do të shikojmë reagimin, ndërkohë do të përgatitemi për zbatimin rigoroz të masave, pa dashur të rikthehemi te kufizimi i fortë i vitet të shkuar. Për momentin, nuk do të ketë mbyllje, por është një opsion. Jemi shumë të bindur se tani duhet të reagojmë me forcë”, tha Rama.

https://a2news.com/2021/02/08/manastirliu-kemi-raste-te-riinfektimeve-me-covid-19-78-e-shtreterve-ne-spitale-te-zene/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli