Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ligji për arsimin e lartë, Tafaj: Politikat kanë dështuar, Qiraxhi: Basha të tërhiqet nga rrëzimi i ligjit dhe ta bëjë funksional

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 22:52 | Politikë
Ligji për arsimin e lartë, Tafaj: Politikat kanë dështuar,

Ligji për arsimin e lartë dhe programi i PD-së në këtë drejtim është diskutuar në studion e Absolut 4 me studentin Agred Tafaj, përfaqësuesin demokrat Ndriçim Mehmeti, përfaqësuesin e qëndresës qytetare Migen Qiraxhi dhe analistin Zylo.

Sipas studentit Tafaj politikat që janë zbatuar në drejtim të studentëve kanë dështuar, pasi sipas tij kur flitet për cilësinë nuk thuhet sesi do të garantohet mundësia për konkurrencë të lirë.

“Tashmë politikat që janë zbatuar në drejtim të studentëve kanë dështuar. Ne folëm për cilësinë, por si do garantohet kjo cilësi a do të ketë mundësi për një treg me konkurrencë të lirë. Ne duke luftuar për perspektivën humbasim të tashmen, unë kërkoj të luftohet për të tashmen, statusin aktual dhe të drejtat aktuale të studentëve”.

Duke folur për programin e demokratëve në lidhje me ligjin për arsimin, Qiraxhi thekson se PD është në kohë pë rtë tërhequr atë pikë ku thuhet për rrëzimin e ligjit, pasi duhet të ketë një perspektivë të qartë, apo si duhet ta vërë në funksion. Sipas tij këtë ofertë që Basha e ka bërë në 2017-ën nuk duhet ta bënte edhe në 2021-in.

“Kur po dëgjoja programin e Bashës, një ndër pikat ishte goditja ndaj ligjit. E njëjta ofertë në 2017 nuk duhet të ofrohen sërish në 2021. Në raportin e KLSH në 2018 ligji nga ligjshmëria dhe autonomia është i papërthithur mirë. Ajo që do të dihet është që ne do shpenzojmë kohë, të rrezikojmë një ligj, kemi harxhuar shumë financa për të mbërritur deri këtu. Kemi pasur mundësi të analizojmë ligjin në vetvete dhe problematikat. Nëse ndërhyjmë te autonomia financiare, nëse do kishim autonomi të kurikulave, nëse do kishim akses në arsim, ku për të varfërit është më i ulëti. Edhe Bosnja na e kalon. Kërkimi shkencor së bashku me Kosovën nuk ia kalon as Malit të zi

Çështja është si ta vëmë në funksionim se ka marrë kohë e sakrifica, dhe nëse refuzon të konsultohej. Nëse sot premton një ligj të ri duhet të jemi dyshues nëse nuk e konsulton mirë është në kohë për të patur një tërheqje pas në aspektin e rrëzimit të ligjit. Po nuk duhet ta nisim betejën politike për arsimin unë rrëzoj këtë pa pasur një rrugë të qartë se ku do na çojë”.

Por sipas përfaqësuesit të demokratëve Ndriçim Mehmeti, në pikën e parë të programit për ligjin e arsimit është rikonceptimi i tij dhe atje ka vend për t’u diskutuar.

Nga na e tij Zyla thekson se gjëja më e mirë që duhet të bëjnë politikëbërësit është të pyesin studentët.

“Është çështje interpretimi, unë doja të pyesja zv.ministrin dhe studentët janë pasuri e gatshme dhe me vullnet për të ndihmuar duke ftuar politikëbërësit që të pyesin studentët më shumë, se nuk ka mënyrë më të mirë se të pyesësh të zotët e punës, studentët kanë vullnet të pashoq për të ndihmuar”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani