Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Manastirliu: Kemi raste të riinfektimeve me Covid-19, 78% e shtretërve në spitale, të zënë

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 11:36 | Aktualitet
Manastirliu: Kemi raste të riinfektimeve me Covid-19, 78% e shtretërve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, konfirmoi se në Shqipëri ka pasur raste të riinfektimeve me koronavirus, ndërsa theksoi se aktualisht 78% e shtretërve në spitale janë të zënë.

“Kemi raste të riinfektimeve, që i çon ekspertët në dyshime të qarkullimit të varianteve të rinj të Covid. Jemi në pritje dhe po çojmë mostrat në laboratorin e Berlinit për të vërtetuar se dyshimet tona do të rezultojnë të vërteta.

Kemi 78% të shtretërve të zënë në spitalet Covid. Kjo nuk do të thotë se kemi vështirësi në ofrimin e shërbimeve. Kapacitetet nuk janë të mbingarkuara”, tha Manastirliu.

https://a2news.com/2021/02/08/rama-kemi-sinjale-te-arsyeshme-mbi-hyrjen-ne-shqiperi-te-varianteve-te-reja-te-covid-19/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli