Mbretëresha Elizabeth presion qeverisë për të mos zbuluar pasurinë

elisabet 1100x620

Mbretëresha Elizabeth II ka bërë presion mbi qeverinë britanike në vitet 1970 për të ndryshuar një projekt-ligj që do ta lejonte atë të mos zbulonte publikisht pasuritë e saj personale. Kjo raportohet nga “Guardian” bazuar në disa dokumente që ka shqyrtuar.

Nga memorandumet, të mbajtura në Arkivat Kombëtare, duket se avokati privat i mbretëreshës bëri presion ndaj ministrave të kohës. Dhe pas këtyre, qeveria futi një klauzolë me të cilën ajo rezervoi të drejtën për të përjashtuar kompanitë e përdorura nga “krerët e shtetit” nga zbatimi i rregullave të reja mbi transparencën. Kjo lejoi të ruajë një lloj fshehtësie në punët private të Mbretëreshës deri të paktën në 2011,  shkruan Guardian .

Vlera reale e pasurive të saj private nuk është zbuluar kurrë, edhe pse sipas disa llogaritjeve do të ishte në qindra milionë paund.