Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Me çfarë ushqehet një legjendë e futbollit amerikan?

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 18:28 | Sporte të tjera

Në vitin 2014, shumë vetë ngritën dyshime për mënyrën se si Tom Brady, asokohe 37-vjeçar, mund të vijonte të luante në futbollin amerikan. Kjo e mërziti pa masë Brady-n, i cili tha: “Kur të mos bëj më punë, do të tërhiqem. Por mendoj se do të vazhdoj të bëj një punë të mirë edhe për ca kohë”.

Në fakt, rekordmeni i NFL ka një sekret për “jetëgjatësinë” e tij në një sport të fortë, që konsumon trupin e sportistëve. 43-vjeçari ndjek me rigorozitet një dietë tepër të ashpër, duke eliminuar plotësisht sheqerin e bardhë, miellin dhe bulmetrat.

Madje, ai nuk përdor edhe disa perime që, për shumë dietologë, konsiderohen të shëndetshme, si domatet, patëllxhanët dhe kërpudhat.

Ai gjithashtu përdor vetëm ushqime organike, pa gluten, dhe përpiqet të pijë deri në 5 litra ujë në ditë.

Regjimi ditor i Tom Brady-t

Ora 5:30: Zgjimi, ujë me elektrolite

Ora 7:00: Mëngjesi (Avokado dhe vezë)

Ora 8:00: Stërvitje

Ora 8:00 – 10:00: Stërvitje në palestër

Ora 10:00: Shëtitje në plazh

Ora 11:00: Rishikimi i ndeshjeve të mëparshme

Ora 12:00: Dreka (Sallatë me arra dhe peshk)

Ora 13:00 – 17:00: Stërvitje me skuadrën

Ora 17:00-18:00: Stërvitje individuale

Ora 18:00: Darka, me bashkëshorten Gisele Bündchen dhe tre fëmijët (Perime të pjekura dhe mish pule)

Ora: 19:00: Diskuton me trajnerin strategjinw pwr ndeshjen e radhws, ose bamirwsi

Ora 19:30: Kohë me familjen

Ora 20:30: Gjumë

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu