Ndërron jetë trajneri i parë me ngjyrë në futbollin anglez

Tony Collins, trajneri i parë me ngjyrë në futbollin anglez, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Pasi luajti me Sheffield Wednesday, York, Watford, Norwich, Torquay, Crystal Palace dhe Rochdale, Collins u bë trajner i Rochdale në vitin 1960.

Në 7 vitet e tij në stolin e këtij ekipi, Collins luajti një finale të Kupës së Ligës në vitin 1962, duke e humbur ndaj Norwich. Kjo është finalja e vetme e Rochdale në historinë e klubit.

Sir Alex Ferguson, i cili ka punuar me Tony Collins kur ky i fundit u punësua si vëzhgues talentesh te Manchester United, i përcolli ngushëllimet familjes dhe shtoi: “Të afërmit e tij duhet të jenë shumë krenarë për arritjet e Tony”.