Ndikimi i pandemisë në ekonomi, Denaj: Më shumë biznese dhe të punësuar në 2020

E thirrur në interpelancë parlamentare mbi gjendjen e ekonomisë dhe reagimin e qeverisë, Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka dhënë shifrat dhe pasojat e pandemisë te bizneset dhe tregu i punës.

Sipas saj, viti 2020 u mbyll me rritje, si të numrit të bizneseve ashtu edhe të të punësuarve.

“Shifrat e vitit që shkoi tregojnë se në të gjithë vlerën efektive neto të regjistrim, çregjistrim, pezullim, ne kemi një situatë që shkon me një efekt neto pozitiv me 203 biznese. Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2020 efekti neto i të gjitha këtyre veprimeve, 5704.  Kjo nuk do të thotë që biznesi nuk e kishin të vështirë situatën, por masat e marra për biznesin e vogël kanë dhënë efekt”, tha mes të tjerash ministrja.